Deputeti Haxhi Shala është emëruar shef i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate.
Kështu bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, vetë Shala duke thënë se sot në detyrën e re ka marrë pjesë në mbledhjen e parë të kryesisë.
“Takimi i parë në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës si Kryetar i Grupit Parlamentar Nisma Socialdemokrate. Gjatë kësaj mbledhje u caktua seanca plenare e datës 03.02.2020 për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Shala.