
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se vendi që e përfaqëson sot do të largohet nga Bashkimi Europian.
Ai ka theksuar se Britania Globale do të mbetet forcë për të mirën e botës.
“Ne do të krijojmë një partneritet të ri në Evropë dhe do të vazhdojmë të jemi partnerë dhe miq të afërt të Kosovës”.
“Marrëdhëniet tona janë të bazuara në historinë dhe vlerat e përbashkëta. Siguria e Evropës është po ashtu siguria e Britanisë dhe ne do të mbesim fuqishëm të përkushtuar për sigurinë Euro-Atlantike dhe ndaj fqinjëve Evropianë, duke përfshirë Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit perëndimor”.