![Kryeministri Mustafa merr kartolinën e Vitit të Ri nga Obama](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/01/16106051_1222738507792384_3445565875840820270_n-730x440.jpg)
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka pranuar një urim nga presidenti në largim, Barack Obama, për Vitin e Ri 2017.
“Përmes një kartoline të bukur, pranova urimet për Vitin e Ri 2017 nga Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama dhe Familja Obama”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Ai ka thënë se presidenti Obama do të mbahet mend si një lider frymëzues i kombit amerikan.
“Presidenti Obama do të mbahet mend si një lider frymëzues i kombit amerikan”, ka vijuar postimin e tij kryeministri Mustafa.
“Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj kanë ndjenja të veçanta miqësie dhe përkushtim maksimal për partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka përfunduar postimin e tij në Facebook, Mustafa.
Kryeministri Isa Mustafa u pat takuar me familjen Obama në shtator të vitit të kaluar./Insajderi.com