
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për të akuzuarit E.B., F.I., V.G., K.B., E.B., F.B., dhe F.D.
Sipas gjykatës, E.B. i akuzuar për veprën penale ‘Rekrutimi për Terrorizëm’, është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 vjet e gjashtë muaj.
F.I. dhe V.G. të akuzuar për veprën penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste’, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjet e gjashtë muaj për secilin veç e veç.
I akuzuari K.B. i akuzuar për veprat penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve’, është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim – unik prej 3 jet e gjashtë muaj.
Kurse E.B. dhe F.B. të akuzuar për veprën penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste’, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me dënim me burgim prej 4 vjet e gjashtë muaj për secilin veç e veç.
I akuzuari F.D. për veprën penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste’, është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim prej 2 vjet e 6 muaj.
Ndaj të pandehurit K.R. është refuzuar aktakuza për veprën penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste’ për shkak se prokurori i shtetit është tërhequr nga aktakuza.
Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën së Apelit të Kosovës./Insajderi.com