Nesër do të duhej të hapej ura në Mitrovicë

Nesër do të duhej të hapej ura në Mitrovicë

Bisedimet njëzet orësh që u zhvilluan në Bruksel me 2 dhe 3 gusht të vitit të kaluar sollën rezultatet se revitalizimin e urës që filloi me 14 gusht të përfundojë së largu deri me 20 janar të vitit 2017.

Ministria për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri ishte shprehur mjaftë entuziaste për fillimin e një procesi të rëndësishëm dhe siç e kishte quajtur ajo  mbajtjen e premtimit të Qeverisë së Kosovës ndaj qytetarëve të saj.

“Heqja e barrikadës dhe hapja e urës për qarkullim të lirë e të plotë do ta bëjë urën sinonim të normalizimit të relacioneve dhe bashkëpunimit në mes të komuniteteve atje pra shqiptarëve, serbëve dhe të tjerëve, më këtë rast Qeveria e Kosovës po e përmbush premtimin ndaj qytetarëve të cilët gjithmonë e dëshiruan këtë urë të jetë e lirë”, pati thënë Tahiri.

Ndërkohë që ministrja Tahiri, nuk kishte përmendur afatin e fundit dhe kushtet për hapjen e urës këtë e ka bërë e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i cili kishte njoftuar se  ura e Ibrit në Mitrovicë do të hapet më së voni deri më 20 janar, 2017 dhe kjo me kusht që të nisin punimet në shëtitoren në rrugën “Kral Pjetri”.

Pak metra larg urës, muajin e kaluar Serbia filloi ndërtimin e një muri që u tha të jetë pjesë e projektit për revitalizimin e urës. Muri është ende aty.

Se kur do të hapet ura, nuk e di as BE-ja. 

Lidhur me këtë çështje Insajderi ka provuar të marrë një qëndrim të Ministres për dialog nga Qeveria e Kosovës, Edita Tahiri,por që nuk ka qenë e gatshme të flasë për këtë çështje.

Çështja për normalizimin në mes të dy vendeve duket mjaftë e vështir pas tensioneve që ka ngritur Beogradi, me provokimin e trenit, arrestimin e ish- Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ngritjen e murit në urën e Ibrit.

Lidhur me ngritjen e murit e murit në veri të vendit, është miratuar edhe një rezolutë në kuvendin e Kosovës me 29, dhjetor, që muri ilegal i veriut do të rrënohet brenda muajit janar, ndërsa deri më tash nuk është rrënuar muri dhe as rivitalizimi i urës së Ibrit, marrëveshje kjo që ishte arrit në Bruksel./Insajderi.com