Votohet kabineti i Qeverisë Kurti

Votohet kabineti i Qeverisë Kurti

Kuvendi i Kosovës, zyrtarisht e ka votuar sot qeverinë e Kosovës, që do të drejtohet nga Albin Kurti. Partia e Kurtit pas marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës, do të bashkë qeverisin për një mandate katërvjeçar, shkruan Gazeta Insajderi.

66 vota për dhe 10 abstenim  është votuar kjo Qeveri.

Kurti do të qeverisë me 15 ministri, nga pesë ajo dhe LDK kurse tri ministri janë rezervuar për minoritetet. Kurti do të ketë po ashtu dy zëvendësa, Haki Abazin dhe Avdullah Hotin.

Kryeministri Kurti do t’i ketë edhe dy zëvendëskryeministra, kurse në përbërjen e saj, qeveria pritet të ketë edhe 33 zëvendësministra.

Albin Kurti (LVV)- Kryeministër i Kosovës

Avdullah Hoti (LDK) – Zëvendëskryeministër i parë

Haki Abazi (LVV) – Zëvendëskryeministër i dytë

Glauk Konjufca (LVV) – Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporë

Blerim Reka (LVV) – Ministër i Integrimit Evropian

Albulena Haxhiu (LVV) – Ministre e Drejtësisë

Besnik Bislimi (LVV) – Ministër i Financave dhe Transfereve

Rozeta Hajdari (LVV) – Ministër i Ekonomisë, Punësimit Tregtisë, Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Investimeve Strategjike

Arben Vitia (LVV) – Ministër i Shëndetësisë

Agim Veliu (LDK) – Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike

Hykmete Bajrami (LDK) – Ministre e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit

Anton Çuni (LDK) – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku (LDK) – Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit

Besian Mustafa (LDK) – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Vlora Dumoshi (LDK) – Ministre e Kulturës Rinisë dhe Sportit

Emilia Rexhepi (Grupi 6+) – Ministre e Administrimit të Pushteti Lokal

Dalibor Jevtiq (Lista Serbe) – Ministër për Komunitet dhe Kthim

Ivan Millojeviq (Lista Serbe) – Ministër për Zhvillim Rajonal