
Besian Mustafa, në Qeverinë Kurti, do të ketë postin e ministrit. Mustafa që vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), njihet për një udhëtim “biznes klasë”, sa ishte drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë.
Mustafa që do ta udhëheq Ministrinë e Bujqësisë, një udhëtim me aeroplan nga Danimarka në Kosovë, e kishte bërë me biznes klasë, ku bileta i kishte kushtuar mbi 600 euro.
Këtë udhëtim të tij luksoz Mustafa e kishte dëshmuar me një fotografi në profilin e tij në Facebook. Mirëpo ai ishte arsyetuar se bileta 600 euro ishte paguar nga Fondi Evropian për Investime.
E ministri “biznes klasë” i kryeministrit Kurti, do të mbahet mend edhe për një shqetësim. Për disa profile të rrejshme me emër të tij në rrjetin e social të famshëm “Snapchat”.
Në vitin 2017, ai kishte shkruar në profilin e tij në Facebook, se disa persona janë duke ia keqpërdorur emrin e tij në “Snapchat”, derisa edhe kishte treguar se profili i tij në “snap” është “besianm”.
“Unë e kom veq ni snpachat account “besianm”. Tjerët janë fake accounts; e di që disa prej juve ju kanë shqetësu këta fake accounts. I kom raportu 5 prej tyre po prapr i hapin tjerë. S’kom kohë me u marrë mo me ta; nëse ju shkrujnë tjerë përpos “besianm” futjani block”.
“P.S. qysh osht e mundun me qenë kaq lluzera t’pa jetë qe mi vjedh fotot n’fb e insta e i përdorin në fake snap accounts”, kishte shkruar Mustafa. /Insajderi.com