Facebook sot ka përvjetorin e themelimit

​Më 4 shkurt të vitit 2004, Facebook, një rrjet lidhjesh shoqërore në internet, u themelua nga Mark Zuckerberg me 4 shokët e tij të dhomës ndërkohë studentë në Universitetin e Harvardit; Eduardo Saverin, Andrew Mchollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes.

Facebook sot ka përvjetorin e themelimit

Emri “facebook” vjen nga një tog fjalësh për libër të dhënash udhëzuese lëndësh mësimore me të cilin pajisen studentët në disa universitete amerikane.

Themeluesit fillimisht e kishin kufizuar anëtarësimin në Facebook vetëm për studentët e Harvardit, por më vonë e zgjeruan për universitetet Boston, Princeton, Yale, Stanford.

Gradualisht, Facebook u hap për studentët në kolegje e universitete të tjera, pastaj për nxënësit e shkollave të mesme, dhe më në fund për të gjithë personat të moshës 13-vjeç e sipër kudo në botë.

Në vitin 2012, Facebook u vlerësua si një kompani biznesi me vlerë prej 104 miliardë dollarësh.

Facebook ka njohur vetëm rritje si në të ardhura ashtu edhe në numrin e përdoruesve, ndërsa në vitet e fundit është përfshirë nga një skandal për shitjen e të dhënave personale të përdoruesve për çfarë themeluesi Mark Zuckerberg u detyrua t’i përgjigjet autoriteteve amerikane.