Një 26-vjeçari nga Kosova, azilkërkues në Gjermani, i është prerë gishti nga një person në Murr të Gjermanisë.
Një përleshje ka ndodhur të shtunën në komunën Murr në Gjermani. Një person, i paidentifikuar nga autoritetet, ka sulmuar me thikë një azilkërkues kosovar duke ia prerë gishtin e vogël.
Përleshja ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe në të ishin të përfshirë dy grupe njerëzish. Fillimisht konflikti ishte verbae, derisa më vonë kishte tejkaluar në dhunë fizike, shkruan portali gjerman Stuttgarter-Nachrichten.de.
Siç njofton Policia gjermane, grupi në të cilin ishte edhe i dyshuari që sulmoi kosovarin me thikë, janë larguar shpejtë nga vendi i ngjarjes.
Kosovari 26-vjeçar ka marrë trajtim mjekësor në spital. Nëse gishti i tij do mund të shpëtohet apo jo, është ende e paqartë, ka thënë Policia gjermane.
Komuna e Murrit, bën pjesë në rajonin e Stuttgartit në Gjermani. /Insajderi.com