Dimri i parë në liri – arinjtë e Prishtinës shijojnë ushqimin para gjumit dimëror

Është ushqimi i fundit para se të shkojnë në gjumin e gjatë dimëror. Për herë të parë këtë gjumë do ta bëjnë të lirë, jashtë kafazeve ku kanë qenë të mbyllur me vite.

Dimri i parë në liri – arinjtë e Prishtinës shijojnë ushqimin para gjumit dimëror

Është dimri i parë tyre jashtë kafazeve, brenda të cilëve kanë qëndruar deri para një viti, kur shteti i kishte “liruar” për t’i dërguar në një vend i quajtur “Bear Sanctuary Prishtina”

Prandaj edhe dalja nëpër borë dhe ushqimi i servuar për ta është një moment të cilin arinjtë e shijojnë shumë. Bashkë me ta edhe vizitorët e shumtë që ka Pylli i Arinjve, 25 kilometra nga Prishtinë, rrugës ka Liqeni i Badovcit.

Bile, njëri prej tyre, me emrin Pashuk, ka arsye edhe shumë që ta gëzojë dimrin: sapo ka dalë nga një operacion që ishte i nevojshëm pas trajtimit mizor që kishte në vendin nga ku është liruar.

Të gjithë arinjtë që gjenden në “pyllin e tyre” kanë qenë restorante ose biznese që i kanë përdorur arinjtë si atraksion.

IMG_5440

 

Arinjtë kanë ardhur aty nga vende të ndryshme. Dy janë nga Shqipëria, e të tjerët më përpara kanë qenë të mbyllur në kafazet e restoranteve të ndryshme në Prishtinë dhe Prizren.

Edhe pse me histori të ndryshme të gjithë arinjtë kanë një të përbashkët: gjumin e gjatë.

Sidomos gjatë dimrit.

“Tashmë një pjesë e arinjve që nga 28 dhjetori kanë shkuar në gjumë i cili zgjatë dy deri në tre muaj”, thotë Albana Hot, një nga punëtoret në pyllin e arinjve.

“Gjatë kohës së gjumit arinjtë, ndërpresin aktivitetet e tyre fiziologjike dhe të ushqyerit”, tregon ajo.

IMG_5530

Albana njëjtë sikur punëtoret e tjera duken ende të entuziazmuara me punën me arinj edhe pse tashmë kujdesi ndaj tyre për to është një punë, e cila kërkon shumë përgjegjësi.

Ato kujdesen për gjithçka që i nevojitet arinjve që janë të vendosur në një hapësirë prej 11 hektarëve. Aty ka pishina për arinj, shtëpiza të vogla, vrima dhe struktura të ndryshme që i përshtaten arinjve.

“Megjithatë parku ofron një siguri të lartë për vizitorët”, thotë Jeta Lepaja, teksa po hapte portat e parkut.

Gjatë vitit 2016, pyllin e arinjve e kanë vizituar 35 mijë vizitorë.

IMG_5470

Sapo hapen portat dhe fillon të ecësh nëpër hapësirën e ndryshme, takon edhe banorët e parë të pyllit.

Një prej tyre duket më kurioz. Ka pak adrenalinë në këtë përballje shikimesh me ariun. Por ai vazhdon jetën e tij. Duket sikur është mësuar me njerëzit, si vizitorë të këtij pylli.

Duke ecur nëpër pyll takon gati të gjithë “banorët” e tij. Ata e kanë prishur gjumin pasi kanë hetuar ushqimin. Punëtorët kanë vendosur ti ftojnë arinjtë në një shëtitje qëllimi i së cilës është gjetja e ushqimit që ja kanë seruar në vende e mënyra të ndryshme.

Ushqimi është pjesa e tyre e preferuar edhe dimrit, ani pse fill pas përfundimit të ngrënies ata i rikthehen gjumit.

Por para gjumit arinjtë preferojnë edhe ëmbëlsirat. Madje një nga arinjt, me emrin Gjina, kërkon vetëm ëmbëlsira.

IMG_5574

 

Ka një arsye për këtë “dashuri ndaj ëmbëlsirave”. Gjetja e ëmbëlsirës për Gjinën është një “trofe” pasi e mbaron lojën, që ia kanë përgatitur punëtoret e pyllit.

“Për Gjinën kemi përgatitur një befasi, ne e quajmë ëmbëlsirë me molla e mbuluar me borë, ku më pas Gjina e ka për detyrë të gjej dhuratën që i kemi bërë brenda kësaj ëmbëlsirë”, tregon Jeta, teksa po mbulonte mollët me borë.

IMG_5671

Gjina, e zbulon shpejt se ku fshihet ëmbëlsira dhe fillon të gërmojë në borë. I duhen vetëm 10 minuta.

Por Gjina është vonë për të ikur në gjumë. Të tjerë arinj tashmë janë nisur në thellësi të pyllit, aty ku gjenden shtëpizat e ndërtuara vetëm për ta. Një gjumë i gjatë por i merituar.

Pranvera sjellë aventura të reja për arinjtë, ndërsa sfida të reja për punëtoret e pyllit të arinjve./Insajderi.com

IMG_5722