Haradinaj: Thaçi e Mustafa, me pozicione kukullash karshi Serbisë

Haradinaj: Thaçi e Mustafa, me pozicione kukullash karshi Serbisë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka shkruar presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa për zhvillimit e fundit në Kosovë pas provokimeve të Serbisë.

“Përcaktimi i Hashim Thaçit e Isa Mustafës, që pavarësisht rrethanave të krijuara nga sulmet e njëpasnjëshme të Serbisë mbi sovranitetin e Kosovës, të vazhdojnë bisedimet me Serbinë, është pozicion i kukullave”, ka shkruar Haradinaj.

“Që të ulësh në një tavolinë bisedimesh me Serbinë, që po i shkakton kaq shumë dëme Kosovës, kjo edhe përmes sulmeve e marifeteve të fundit, siç janë muri, treni dhe fletarrestet e sajuara, do të thotë të mos e kuptosh interesin e shtetit tënd”, ka shtuar ai.

“Të pranosh të ulesh e të dialogosh me Serbinë, në këto rrethana e në kohën e një kundërshtimi kaq të madh popullor kundër një dialogu pa kushte, do të thotë të mos e përfaqësosh popullin”, ka shkruar më tej ai.

“Ndërkaq sa i përket deklarimeve të prokurorëve e të politikanëve serbë për rastin tim, i porosis të gjithë ata, se kryeqyteti im nuk është Beogradi!”, pa përfunduar postimin Ramush Haradinaj.

Haradinaj po qëndron në Francë për shkak të një fletarrestimi të Serbisë, e cila e akuzon atë për krime lufte./Insajderi.com