E dyshimtë, Lumezi urdhëroi hetim për ryshfet kundër Prokurorit, Ferizaj e mbylli atë

E dyshimtë, Lumezi urdhëroi hetim për ryshfet kundër Prokurorit, Ferizaj e mbylli atë

Akuzat e familjes Kelmendi, për kërkimin e ryshfetit nga ana e prokurorit të rastit, Haxhi Sinanaj për ta liruar, Driton Kelmendi, kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi,  i ka dërguar në Prokurorinë e Ferizajt.

Lumezi ka thënë InDoksit se pas këtyre akuzave ka autorizuar Prokurorinë e Ferizajt që ta hetoi rastin. Kjo e fundit ka thënë për InDoks se rastin e ka mbyllur në mungesë provash.

Prokurori Haxhi Sinanaj, anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës nuk është përgjigjur në pyetjet e InDoks se a e përdori këtë pozitë për të ndikuar në Prokurorinë e Ferizajt që rasti të mbyllet.

Haxhi Sinanaj, që tash është anëtar Këshillit Prokurorial të Kosovës, nuk ka qenë i gatshëm as ti komentoi akuzat se kërkoi ryshfet prej familjes e as se si e hoqi nga rasti Finsik Gashin. As edhe për vlefshmërinë e provave që familja pretendon se janë të reja dhe që e shfajësojnë Driton Kelmendin.

InDoks në këtë episod do ti kthehet këtij rasti që tronditi Pejën në vitin 2011 dhe provave të reja që familja pretendon që i ka siguruar e që dëshmojnë, sipas tyre, se anëtari i familjes së tyre nuk e kreu kurrë krimin për të cilin u dënua. Akuzojnë edhe Prokurorin e rastit që iu kërkoi shumë ryshfet. Edhe gjyqtarin e EULEX-in që ishte i padrejtë. Edhe policë që manipuluan prova/InsajderiInDoks