Dënohet me burg të përjetshëm kosovari që shkaktoi aksidentin fatal në Gjermani

Dënohet me burg të përjetshëm kosovari që shkaktoi aksidentin fatal në Gjermani

Prokurori publik në procesin që po zhvillohet në Gjykaën e Landit në Kleve, lidhur me garën e paligjshme të automjeteve, ka kërkuar burgim të përjetshëm për vrasje, për shkaktarin 22 vjeçar të aksidentit, i cili është shtetas i Kosovës, shkruan dpa.de – transmeton Insajderi.

Për të pandehurin e dytë, shtetas gjerman, i cili po drejtonte makinën tjetër në garë, prokuroria ka kërkuar një dënim me kusht dy vjet për pjesëmarrje në një garë të ndaluar të makinave me pasoja fatale.

Kosovari dhe gjermani thuhet se në prillin e kaluar kanë zhvilluar një garë në zonën e tyre të banimit, në Moers afër Duisburgut, me makinat e tyre.
22 vjeçari ishte përplasur me makinën e vogël të një gruaje me ç’rast gruaja 43 vjeçare kishte katapultuar jashtë makinës dhe kishte vdekur pas tri ditësh.

Sipas ekspertizës, makina shkaktare e aksidentit kishte arritur shpejtësinë deri në 167 kilometra në orë gjatë garës.

Në gjyq, shoferi i makinës, i cili nuk ishte përfshirë direkt në aksident, i ka kërkuar falje familjes së viktimës.

“Më vjen së tepërmi keq për atë që ka ndodhur. Unë do të doja të zhbëhej kjo që ka ndodhur”, ka thënë ai.