Një shtetas i huaj është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi është zënë nga duke tentuar ta kryejë një vjedhje në Prishtinë.
Sipas policisë rasti ka ndodhur më 16 shkurt të këtij viti rreth orës 23:00, raporton Gazeta Insajderi.
“Prishtinë 16.02.2020 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, i cili kishte hyrë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe kishte tentuar të kryejë vjedhje të cilin viktima e kishte hasur në shtëpinë së tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com