Kryetari Haziri shkon tek vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja e pesëfishtë në Gjilan – Kërkon të mos publikohen detajet jozyrtare

Kryetari Haziri shkon tek vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja e pesëfishtë në Gjilan – Kërkon të mos publikohen detajet jozyrtare

I pari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka folur para medieve në lidhje me vrasjen e pesëfishtë në Gjilan, që ndodhi mesditën e sotme, shkruan Gazeta Insajderi.

Haziri ka thënë se është e hidhur ajo që ka ndodhur sot në Gjilan, teksa ka apeluar tek mediat që mos të merren versionet jozyrtare.

“Është e rëndë të dalin versione të tjera nga kjo tragjedi dhe ju lutem mos i publikon përveç atyre që janë zyrtare. Djemtë kanë qenë veprimtarë dhe të angazhum, nuk ka të bëjë me gjendjen sociale. Vetëm prokuroria i jep detajet zyrtare”, ka theksuar Haziri.

Ai tutje është shprehur se dita e zisë në Gjilan në nderim të kësaj familje pritet të lidhet me ditën e varrimit.

“Keni durim, na ndihmoni ta kalojmë këtë dhimbje me qetësi sepse ngjarja do të zbardhet deri në fund. Nuk ka të bëjë asgjë tjetër përveç një tragjedi e papërshkrueshme në Gjilan”, ka përfunduar i pari i Gjilanit.

Kjo vrasje dyshohet të jetë kryer nga një zyrtare e Policisë së Kosovës, e cila dyshohet të ketë vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe në fund vetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjilan, në lagjen “Bojanina”, dhe rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria.

Në këtë tragjedi të rëndë  i vrarë ka mbetur Zeqir Bllaca, 70 vjeçar, Hanife Bllaca 66 vjeçare, Blerim Bllaca 43 vjeçar, Fisnik Bllaca 34 vjeçar dhe vetë dorasja Valdete Bllaca, 45 vjeçare./Insajderi.com