Nis protesta kundër avokatit Tomë Gashi

Nis protesta kundër avokatit Tomë Gashi

Ka nisur protesta e  thirrur nga Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR ndaj avokatit Tomë Gashi.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur pra zyrës së avokatit Tomë Gashi, për të protestuar ndaj sjelles abuzive që avokati Gashi është parë duke bërë ndaj një lypësi,  duke ia shqelmuar paratë dhe abuzuar verbaslisht me të në sheshin  “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Qytetarët po mbajnë në duar pankarta me mbishkrimin ‘Shqelmo privilegjin e jot ë pambrojturin”, ‘Detyrë shtëpie: mso të Drejtat e Njeriut’, ‘S’je shtet’.

Kujtojmë se videoja ku avokati Gashi shqelmon paratë e lypësit në Prishtinë është publikuar ekskluzivisht nga Periskopi. Sjellja e turpshme e avokatit ka  ngjallur reagime të shumta në vend,  si nga figura shtetërore ashtu edhe nga shoqëria civile e qytetarë.