Takimi i Cakajt me Osmanin e Kurtin, i mbyllur për media

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj është duke mbajtur takim me dyer të mbyllura me Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti.

Përderisa, me ministrin e jashtëm, Glauk Konjufca dhe presidentin Hashim Thaçi, mbajtën takim në prani të medieve.

Vjosa Osmani ka lejuar të bëhen vetëm fotografi nga takimi. Gjithashtu, edhe takimi i Cakajt me kryeministrin Kurti që nisë në orën 12:30, do të jetë i mbyllur dhe do të lejohen vetëm pamje.