​Besarta me urim emocionues për të atin Hamëz Jashari

​Besarta me urim emocionues për të atin Hamëz Jashari

Besarta Jashari ka bërë një urim emocionues për ditëlindjen e babait të saj, Hamëz Jashari, i rënë heroikisht gjatë ofensivës serbe në marsin e vitit 1998 së bashku me komandantin legjendar Adem Jashari dhe 50 anëtarët e tjerë të familjes e ku ajo shpëtoi e gjallë.

Besarta tha se për aq pak vite sa ishin bashkë, ajo mësoi shumë nga i ati për familjen e atdheun.

“Në ato kohë të vështira, gjeje kohën të shikonim film, të më ndihmoje në mësime, të më mësoje të vizatoj shqiponjën tonë dy krenare… e pas çdo nate të tillë, të nesërmen isha vajza më e lumtur”, shkroi ndër të tjera Besarta.

Urimi i plotë i Besarta Jasharit:

…për ditëlindjen tënde babush.

Mbase me kalimin e kohës, vetëm kujtimet e mira po mbesin në mendjet tona… kujtimet e mira, po më bëhen edhe më të kthjelltë, ku protagonist je babush.

Sot në ditëlindj en tënde, kujtoj momentet qe i kalonim së bashku, mbajë mend që si fëmi – sa po e kuptoja që ishe në odë, me vrap vija.

Në ato kohë të vështira, gjeje kohën të shikonim film, të më ndihmoje në mësime, të më mësoje të vizatoj shqiponjën tonë dy krenare… e pas çdo nate të tillë, të nesërmen isha vajza më e lumtur.

Faleminderit babush, për aq pak vite sa ishim bashkë, arrite të më mësoje shumë… më mësove çfarë është dashuria, familja, atdheu…

Është nderë, privilegj por edhe përgjegjësi të jem bija jote, andaj me krenari do të ruaj çdo kujtim për ty, dhe Dylit e Nolit të i tregoj.

Urime ditëlindja babë.

Vajza jote krenare,

Besarta