Agim Veliu shkon në Gjilan pas tragjedisë ku policja vrau prindërit dhe dy vëllezërit

Agim Veliu shkon në Gjilan pas tragjedisë ku policja vrau prindërit dhe dy vëllezërit

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka vizituar Gjilanin, një ditë pasi ky qytet u trondit kur një police e Kosovës, dyshohet se vrau dy prindërit e saj dhe dy vëllezërit, e më pas edhe vetën.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se duke i pritur familjarët e familjes Bllaca që të vijnë nga Kanadaja dhe të përgatisin ceremoninë e varrimit.

“E falënderoj ministrin e Brendshëm, mikun tim Agim Veliu, i cili sot është në vizitë për të parë nga afër zhvillimet pas tragjedisë që e përjetuam dje. Trupat e pajetë janë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ne po presim që një pjesë e familjes të vinë nga Kanada në Gjilan dhe po përgatitemi për ceremoninë e varrimit bashkë me komunitetin e Cernicës dhe familjen Bllaca”, ka thënë Haziri.

Kreu i Gjilanit, po ashtu, ka falënderuar të gjitha institucionet e shtetit për solidaritetin e madh për Gjilanin për t’ua lehtësuar dhembjen. /Insajderi.com

Fotografia e Lutfi HaziriFotografia e Lutfi Haziri