Mediat amerikane: Trump pritet ta emërojë Grenellin Drejtor të Inteligjencës Kombëtare

Mediat amerikane: Trump pritet ta emërojë Grenellin Drejtor të Inteligjencës Kombëtare

Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet që ta emërojë Richard Grenell, Ambasadorin amerikan në Gjermani, si Drejtor të Inteligjencës Kombëtare.

Kështu kanë bërë të ditura burimet e afërta të mediave amerikane.

Grenell, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka vepruar si operativ politik dhe mandej si ambasador ka nxitur kritika të shumta, ai është një zë dhe njeri i besueshëm i Trumpit i cili do të udhëheq grupin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, por kjo po shikohet me shumë skeptizëm nga Shtëpia e Bardhë, shkruan Insajderi.

Ai do ta merr këtë pozitë nga Joseph Maguire, i cili ka shërbyer si shef i Inteligjencës kombëtare pas dorëheqjes nga kjo pozitë verën e kaluar te Dan Coats, një ish senator republikan nga Indiana.

Grenell së fundimi ka qenë një nga emrat më të përfolur në Kosovë – sidomos pas marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për linjën ajrore dhe atë hekurudhore e tokësore.

Ambasadori amerikan në Gjermani shihet si një nga faktorët më me ndikim në arritjen e këtyre marrëveshjeve, shkruan Insajderi.

Madje për këtë këto procese është falënderuar edhe nga presidenti Hashim Thaçi.

Mbetët të shihet nëse roli i tij në të ardhmen në raportet Kosovë-Serbi do të ndryshojë, apo angazhimi I tij do të mbetët i njëjtë./Insajderi.com