Tetë persona kanë vdekur si pasojë e dy sulmeve me të shtëna me armë zjarri në qytetin perëndimor gjerman, Hanau, kanë raportuar mediat lokale.
Pesë persona është raportuar të jenë plagosur pasi një sulmues i panjohur ka sulmuar dy bare.
Sipas raportimeve, sulmi i parë ka ndodhur në qendër të qytetit, derisa i dyti në lagjen Keselshtadt.
Zyrtarët kanë thënë se i dyshuari ka ikur nga skena e sulmit dhe tani është në arrati, ka raportuar e përditshmja, Bild.
Zyrtarë policorë dhe helikopterë janë duke patrulluar të dyja zonat.
Hanau, gjendet 25 kilometra në lindje të Frankfurtit.