Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar të dërguarin Special për Dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell për pozitën e re që ka marr nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka shpërndarë lajmin e gazetës New York Times, ku njofton se Grenell, ka marr pozitën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, shkruan Gazeta Insajderi.
Por Hoti ka mbetur i ngazëllyer nga foto që ka zgjedhur gazeta prestigjioze amerikane ta pasqyrojë lajmin për Grenellin.
New York Times ka postuar lajmin me një foto ku Grenell shihet në zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), gjatë vizitës së tij që ka pas disa javë më parë në Kosovë.
“Nje foto domethenese nga zyret e LDK-se ne New York Times me rastin e avancimit te Ambasadorit Grenell nga Presidenti Trump. Urime z.Ambasador”, ka shkruar Hoti.
Richard Grenell është emëruar nga presidenti Trump, ushtrues detyre i Inteligjencës Kombëtare.
Trump këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ku ka shprehur kënaqësitë e tij ndaj Grenellit, derisa ju ka drejtuar me një emër përkëdhelës duke e quajtur “Rick”, shkruan Gazeta Insajderi.
“Jam shumë i kënaqur të njoftojë që Ambasadori ynë shumë i respektuar në Gjeramni, Richard Grenell do të bëhet Ushtrues Detyre i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. Rick ka përfaqësuar vendin tonë, jashtëzakonisht mirë dhe mezi prej të punoj me të. Do të falënderojë edhe Joe Maguire”, ka shkruar Trump. /Insajderi.com
Nje foto domethenese nga zyret e LDK-se ne New York Times me rastin e avancimit te Ambasadorit Grenell nga Presidenti Trump.😊Urime z. Ambasador.
Gepostet von Avdullah Hoti am Donnerstag, 20. Februar 2020