Miku i afërt i Mergim Lushtakut u shkarkua dje nga bordi i Telekomit

Miku i afërt i Mergim Lushtakut u shkarkua dje nga bordi i Telekomit

Dje, në mbledhjen e Qeverisë, u votua për shkarkimin e bordit të drejtorëve të Telekomit të Kosovës.

E në mesin e këtyre anëtarëve është edhe Sead Ujkani, mik i afërt i deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtakut.

Kujtojmë që ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, dje para kabinetit qeveritar tha se Telekomi është në prag të falimentimit, ku edhe konstatojë nevojën për shkarkimin e bordit të Telekomit.

“Është në gjendje të rëndë financiare dhe operative. Ndodhet në prag të falimentimit. Në këto rrethana si ministre përgjegjëse konstatoj nevojën për veprim të menjëhershëm të Qeverisë. Shkarkohet bordi dhe emërohet bordi i ri”, tha ministrja Hajdari, në mbledhjen e qeverisë./Insajderi.com