Postimi i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku që publikoi ditë më parë në rrjetin social Facebook, ngjalli reagime të shumta.
Në qytetin e Pejës janë vendosur me dhjetëra posterë, ku shihet fotografia Fatmire Kollçakut me mbishkrimin “dorëhiqu”
Përmes këtyre posterëve Kollçakut i kërkohet të japë dorëheqje, ndërsa në ta është janë shkruar edhe fjalët e një analisti serb ku thoshte “Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë, Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së”, që i kishte shpërndarë nënkryetarja e VV-së në Facebook.
Deputetja kishte vendosur ta fshijë postimin nga rrjeti social me arsyetimin që u keqinterpretua.
Kujtojmë që për këtë postim kishte reaguar edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi/Insajderi.com
Shiko edhe: