Presidenti Thaçi dekoron me Medaljen Presidenciale Haxhi Demakun

Presidenti Thaçi dekoron me Medaljen Presidenciale Haxhi Demakun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale, atdhetarin, Haxhi Demaku.

Kreu i shtetit ka thënë se Haxhe Demaku, bashkë me familjen e tij nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës.

Sipas tij, familja e Haxhi Demakut u bë bazë e fortë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Për kontributin e madh në luftën çlirimtare, me Medaljen Presidenciale sot e dekorova atdhetarin Haxhi Demaku. E gjithë familja e Haxhi Demakut nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës, duke u vënë në mbrojtje të atdheut me tërë anëtarët e familjes dhe duke u bërë bazë e fortë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Haxhi Demaku, është babai i vëllezërve Fadil Demaku, Nexhat Demaku, Jahir Demaku, të cilët ishin dënuar për krime lufte.  /Insajderi.com

Fotografia e Hashim ThaçiFotografia e Hashim ThaçiFotografia e Hashim Thaçi