Ambasadori Richard Grenell do të vazhdojë të jetë emisar special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Grenellit, Dick Custin.
“Mund të konfirmojmë se Ambasadori Grenell do të shërbejë si ambasador i SHBA-së në Gjermani, emisar special për negociatat e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe tani, si ushtrues detyre i drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, në të njëjtën kohë”, ka thënë Custin për Kohën.
Sot, Trumpi ka emëruar Grenellin edhe si ushtrues detyre të drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.