Ky është zëvendësministri i Financave dhe Transfereve nga LDK

Ky është zëvendësministri i Financave dhe Transfereve nga LDK

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar sot Agim Krasniqin, zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, shkruan Gazeta Insajderi.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e kryeministrit, i cili sot nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pranoi emrat e propozuar për zëvendësministra nga LDK për Qeverinë Kurti.

“Agim Krasniqi, zëvendësministër i Financave dhe Transfereve. Ekonomist. Ka punuar një kohë të gjatë si drejtor i Departamentit të Buxhetit, ka qenë Zëvendësministër i Financave dhe Ministër në Detyrë i Financave. Anëtar i Këshillit të Ekspertëve të LDK-së”, thuhet në shkrimin e Mustafës në rrjetin social Facebook.

Ndërkohë, zyra e kryeministrit përveç të tjerash e ka uruar Krasniqin për detyrën e re.

“Duke i uruar suksese në detyrën e re, kryeministri Kurti vlerësoi se përvoja profesionale e z. Krasniqi në fushën e ekonomisë do të ndihmojë në institucionin të cilit do t’i shërbejë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit./ Insajderi.com