Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca e ka falënderuar shtetin e Xhamajkës për njohjen e Republikës së Kosovës.
Ai ka shprehur mirënjohjen më të lartë qeverisë dhe popullit të Xhamajkës për vendimin miqësor e shumë të mirëpritur për njohjen e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.
“Njohja e Republikës së Kosovës është një moment i veçantë i miqësisë në mes të vendeve tona.
Qeveria e Republikës së Kosovës do të përcjellë, përmes kanaleve diplomatike, gatishmërinë për të iniciuar lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve tona dhe për të thelluar miqësinë dhe bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe popujve tanë”, ka shkruar Konjufca në Facebook.
Ai i ka thënë se ky është rezultat i punës së vështirë dhe lobimit për vite të tëra nga kongresisti Eliot Engel.
“Punë e mirë. Faleminderit miqtë tanë nga Kingstoni”, ka shkruar ndër të tjera Thaçi./ Insajderi.com