Konsulli i shkarkuar njofton opinion se e meritonte të shkarkohej, shpërfaqë sharlatanizmin e tij

Konsulli i shkarkuar njofton opinion se e meritonte të shkarkohej, shpërfaqë sharlatanizmin e tij

Vendimi i Glauk Konjufcës, Ministër i Punëve të Jashtme, për shkarkimin e konsujve nëpër vende të ndryshme, ka nxitur reagime të shumta nga këta të fundit.

Lutfi Bilalli, i cili deri dje shërbeu në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Gjermani (Frankfurt), ka dhënë një deklaratë të ashpër ndaj personave që e larguan nga puna.

Ai këtë shkarkim e ka lidhur me spastrimet politike të viteve 81 dhe 90, shkruan Indeksonline

“O debilla (turma pa tru) shkurtoni naj dru te shpija e hyni në banjo (pastronu ) hiqni morrat nga koka se i ashtuquajturi ministër i qeverisë Burdushi po ju hipnotizon. A e ke ni për at ministrin e Burdushit si zgerdhihet si “Pelë e Rahoves” ai është në gëzim që u emru minister ( në qejfë të nuses), por vizitori i Burdushit i dobët dhe me njohuri të cekta i cili nuk e ka hallin e qytetarve as mirëqenjen e tyre po hall e ka rehatin dhe lluksin e vet”, ka shkruar Bilalli.

Ai ka eskaluar edhe më tutje, duke e lidhur shkarkimin e tij me spastrimet politike në vitet 1981,1990 dhe deri më 2020.

“Paria e pushtetarve : Urraaaa partizan lufta e klasave ka filluar!Turma: t’i vrasim e t’i varni në litarë!Ky është manifestimi i revulucionarve të rinjë. Por forcat progresive dhe demokratike nuk do lejojnë që zgjebat e revulucionarve ta kontaminojnë Kosovën!”, ka shkruar ndër të tjera ish-konsulli i Kosovës në Frankfurt.