InDoks ka mësuar se gradimet në Policinë e Kosovës janë bërë së fundi me lidhje grupesh që sillen rreth Drejtorit të Përgjithshëm, Rashit Qalajt e Drejtorit të Departamentit për Hetime, Riza Shillova .
Sipas këtyre informatave, Shillova bashkë me miq kanë ndërtuar shtëpitë e tyre në lagjen “Dardania e re”, në Hajvali. Fqinji i tij i parë është Agron Rukiqi- që u avancuan në gradën Kolonel në kohën e Rashit Qalajt.
Bashkë me ta janë edhe policë të tjerë të renditur me shtëpi afër njëri-tjetrit, siç është edhe Hilmi Pacolli. Edhe ky i fundit u gradua në Kolonel.
Burimet e InDoks tregojnë që po me lidhje miqësie me Shillovën u gradua në Kolonel edhe Ekrem Raci.
Në lagjen ku banon Shillova aty, burimet e Indoks, bëjnë me dije se ka shtëpi edhe Çlirim Hajdini. Edhe ky fqinj i Shillovës u avancuan ë gradën Nënkolonel.
Shillova dyshohet se e ka ndihmuar edhe një fqinj të tij tjetër, Ali Aruqin, që të avancohet në gradën Major. Po ashtu edhe gradimi në Kolonel i Bentor Shabanit i faturohet lidhjeve miqësore të tij me Shillovën e Shaban Grudën, një udhëheqës në Departamentin e Policisë Kufitare.
Dyshimet ekzistojnë që madje dhe avancimi i Bashkim Spahiut, që është po ashtu në lidhje familjare me hetuesin që u kap me ryshfet në dorë, Lavdim Osmanin, u avancua edhe për lidhjet e tij me Shillovën. Spahiu u avancua në Nënkolonel./ Insajderi.com