“Interesohem për maskë që më mbron nga koronavirusi”, ja si përgjigjen farmacistët, në Tiranë

“Interesohem për maskë që më mbron nga koronavirusi”, ja si përgjigjen farmacistët, në Tiranë

Ndërkohë që sa vjen e shtohet diskutimi mbi rrezikun, që vendi ynë të preket nga epidemia e koronavirusit, interesi ka qenë të informohemi lidhur me masat parandaluese mbrojtëse, por edhe se si duhet të sillemi.

Në Itali deri tani fatkeqësisht kanë humbur betejën me virusin 3 persona, ndërsa mediat e shtetit fqinj flasin për mbi 150 të tjerë që po trajtohen pasi janë prekur nga epidemia.

Njëra nga gjërat që këshillohet të përdoret në situata të tilla janë maskat prej karboni, ndërsa ne u interesuam në disa nga farmacitë e kryeqytetit.

Në dy prej tyre dispononin vetëm maska kirurgjikale të thjeshta që na është dashur të ndeshemi në përditshmëri, kryesisht nëpër spitale dhe që mbahen nga mjekët dhe infermierët. Ato kanë një çmim të përafërt me 30 lekë të reja, ndërsa për maska të posaçme ndaj viruseve të forta dhe me rrezikshmëri të lartë, diku nuk kishte informacion fare, diku thuhej se do të furnizoheshin, por që kushtonin shumë e diku ndeshëm në opinione se ‘nuk ka rrezik Shqipëria, problemin e kanë italianët’.