Pas mbylljes së shkollës së parë në Tiranë shkaku i panikut nga koronavirusi, reagon ministrja Shahini

Pas mbylljes së shkollës së parë në Tiranë shkaku i panikut nga koronavirusi, reagon ministrja Shahini

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini ka reaguar pas mbylljes së shkollës private “Udha e Shkronjave”, shkaku i panikut nga coronavirusi.

Ministrja Shahini ka thënë se shkollat mbyllen vetëm me urdhër të ministrisë.

“Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën”, ka shkruar Shahini.