Kur nënkryetari i PDK-së ishte pro përdorimit të armëve: “shumë ngat e kem Serbinë”

I shkolluar në Universitetin prestigjioz të Harvardit, Uran Ismaili korrikun e vitit të kaluar u ritkhye në PDK-në e Kadri Veselit si nënkryetar i partisë. Në janarin e vitit 2011, Ismaili shprehej publikisht pro përdorimit të armëve në oda, plus bënte thirrje që çdo shqiptar të armatoset me arsyetimin se "ngat e kemi Serbinë".

Kur nënkryetari i PDK-së ishte pro përdorimit të armëve: “shumë ngat e kem Serbinë”

Kishte qenë 28 nëntori i vitit 2010 kur një storie rreth festimit të kësaj feste në një odë të fshatit Sibovc ishte publikuar në televizionin Klan Kosova.

Një vit më vonë, gazetarja e kishte publikuar këtë storie në profilin e saj në Facebook, dhe kjo kishte mjaftuar që të hapet një debat i madh mes komentuesve.

E gjitha kishte të bënte me faktin se në storie tregohet për traditat e odave: pa gra, pa fëmijë dhe me armë kur nxehet atmosfera nga shahirët e odës. Këto nuk i kishin pëlqyer shumë komentuesve të cilët kërkonin se si është e mundur që të “shtijë me pistoletë nga dritarja dhe ajo të merret e zakonshme”.

Policia më pas kishte marrë masa ndaj atij personi, por krejt kjo për Uran Ismailin sot nënkryetarin e PDK-së, ka qenë diçka krejtësisht normale. Ismaili i kontaktuar nga Insajderi, ka thënë të mos e dijë se për çfarë bëhet fjalë.

“Vetëm nesër mund të të jap një qëndrim rreth kësaj”, ka thënë Ismaili.

[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fteuta.f.gashi%2Fvideos%2F1733272928301%2F&show_text=1&width=560″/]

I shkolluar në universitetin “John F. Kennedy School of Goverment” sipas të dhënave të Ismailit në Facebook,  Ismaili ishte rikthyer në PDK pas kryerjes së masterit në Universitetin prestigjioz të Harvardit.

Ismaili sipas biografisë së publikuar me 15 korrik të vitit 2016 kur ishte zgjedhur nënkryetar i PDK-së pas ardhjes së Kadri Veselit në krye të partisë, ka qenë anëtarë i kësaj partie qysh në vitin 2007.

Por kjo nuk e ka penguar që të dilte haptazi pro përdorimit të armëve në oda.

Pasi jep komplimente për storien, Ismaili mbron haptaz traditën e gjuajtjes me armë në oda.

Uran4

“Sa i përket armëve edhe ajo o pjesë e odes – if u c ant stand the heat get out of the kitchen (Nëse nuk mund ta durosh nxehtësinë, largohu nga kuzhina v.j)”, kishte shkruar Ismaili.

Por komentues të tjerë nuk pajtohen më të. Ismaili vazhdon të mbrojë idenë e tij: se armët në oda plus muzika është e barabartë me atmosferë.

Uran5

“Përndryshe unë kogja besoj që duhet me pas shqiptarët armë gjithë, gjithë, gjithë, nër kauça, n’shupa etj etj, se shumë ngat e kem Serbinë”, kishte shkruar Ismaili i cili në një moment i quan edhe “ilirët hajna”.

E krejt në fund Ismaili jep edhe një porosi për komentuesin tjetër.

Uran6

“TI E DON SHTETIN EDHE JE PATRIOT, une se du shtetin edhe jom pseudopatriot – po prap i du cajat e rusit, oden, shahirat…edhe tek tuk naj plum sa me i tranu do patriota”, ka shkruar Ismaili./Insajderi.com