Dyshohet për një person me koronavirus në Kosovë – Flet ministri Vitia

Dyshohet për një person me koronavirus në Kosovë – Flet ministri Vitia

Një person i dyshuar me koronavirus gjendet i shtrirë në Klinikën Infektive të Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në një konferencë për media.

Ai tha se brenda dy orësh do të dihet rezultatet lidhur me rastin.

“Sot kemi një rast qe po pritet qe brenda dy ore te dalë rezultati në mënyre transparente do të njoftoheni”, u shpreh Vitia.

I pari i Shëndetësisë nuk dha detaje më tutje.

Edhe të shtunën ka qenë një rast, por që rezultatet ishin negative./ Insajderi.com