Instituti Kombëtar del sërish me njoftim për të dyshuarit me koronavirus

Instituti Kombëtar del sërish me njoftim për të dyshuarit me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka dal sërish me njoftim për opinionin rreth dyshimeve për dy persona të prekur me koronavirus.

Sipas IKSHP-së, pas testeve për dy personat, kanë rezultuar negativ. Prandaj, në Kosovë nuk ka koronavirus.

Njoftimi i plotë i IKSHP-së:

Në Kosovë nuk ka koronavirus!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot pasdite ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK se dy paciente t kthyera nga Italia jan hospitalizuar n Klinikn Infektive, SHSKUK.

Pacientet u vizituan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive, u morën për testim laboratorik në virus SARS-CoV-2.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virus SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR te dy pacientë. Testi ka rezultuar negativ domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2  /Insajderi.com