Thaçi: Roli i SHBA-ve mbetet i pazëvendësueshëm për të arritur paqe në Ballkanin Perëndimor

Thaçi: Roli i SHBA-ve mbetet i pazëvendësueshëm për të arritur paqe në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ritheksuar se roli i SHBA-ve mbetet i pazëvendësueshëm për të arritur paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.

Këto komente, Thaçi i ka bërë gjatë një bashkëbisedimi me ekspertë amerikanë. Ai tutje përmes një postimi në ‘Facebook’ ka shtuar se vonesat për Kosovën dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, po e lëndon besimin në institucionet e BE-së.

“Në Brookings Institute bashkëbisedova me ekspertë amerikanë për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe kërkova që SHBA-ja ta ruajë fokusin në rajonin tonë. Po ashtu, aty theksova se BE-ja është duke u vonuar me Kosovën dhe me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kjo vonesë po e lëndon besimin në institucionet e BE-së dhe po e zvogëlon fuqinë e BE-së për të ndikuar në rajon. Roli i SHBA-së mbetet i pazëvendësueshëm në përpjekjet tona për të arritur paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor. HTH”, ka shkruar Thaçi.