Halil Matoshi zbulon një punë “sekrete” që bënte, nuk e ka verejtur askush deri më tash

Halil Matoshi zbulon një punë “sekrete” që bënte, nuk e ka verejtur askush deri më tash

Këshilltari i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi ka reaguar pas një lajmi, ku thuhet se avokati i Telekomit, Gazmend Nushi ka marrë pagë mujore prej 2 mijë e 950 eurosh.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook,  ka deklaruar se nga Qeveria e Kosovës ka dalë me 150 euro në xhirollogarinë e tij bankare.

Postimi i plotë:

Rroga vjetore e juristit në PTK= 140.000€
Rroga vjetore e pilotit në NASA= 136.069$

P.S.

Katër dekada punë pajadá, gazetar e redaktor, kryeredaktor, analist politik dhe analist i ligjeve, këshilltar i Kryeministrit… Kam dalë nga Qeveria e vendit me 150 € në konto.
Shkrimtar, autor i dhjetë librave.
Ekspert i medias, profesor…
Kurrë në jetë nuk kam marrë pagë vjetore sa paga mujore prej 12.400 € e ekspertit ligjor në PTK!?