Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës. Arbërie Nagavci ka udhëtuar drejt Uashingtonit, ku pritet të takohet me deputetë tjerë të vendeve të ndryshme.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Nagavci përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, përcjell Gazeta Insajderi.
“E lumtur të jem në Washington DC bashkë me deputet të vendeve të ndryshme. Në shtëpinë e demokracisë së SHBA-së, do të ndajmë përvojat e mbikqyrjes parlamentare të ekzekutivit”, ka shkruar Nagavci.
Tutje ajo ka shkruar se “Faleminderit NDI Kosovo, @USAid- US Agency for International Development dhe House Democracy Partnership për mundësinë!”. /Insajderi.com