Erërat i shkaktojnë dëme bujkut nga Mamusha 59 mijë euro, Ministria e Bujqësisë hesht

Erërat i shkaktojnë dëme bujkut nga Mamusha 59 mijë euro, Ministria e Bujqësisë hesht

Bujkut Baki Mazkreku nga Mamusha, erërat e forta  ia kanë dëmtuar serrat të mbjellura me spinaq në vlerë prej 59 mijë euro.

Mazreku ka thënë se ka kërkuar ndihmë nga komuna dhe ministria, duke pretenduar se dokumentat janë vulosur po nuk kanë qenë për ta parë gjendjen nga afër.

“ Serra është shkatërruar kemi kërkuar ndihmë prej komunë dhe ministrisë, dokumentat na i ka vulosur, por me shiku nuk kanë qenë . Dëshirojmë që ata me ardhe me na shiku tash se nëse nuk ndërmarrin tash diçka atëherë kur, do të mbetemi pa punë. Pa serrë ne nuk mund të jetojmë këtu pasi ushqejmë familjen”, ka thënë Mazreku për Dukagjinin.

Mazreku ka thënë se nuk janë vizituar nga Ministria e Bujqësisë, kurse vlera e dëmit është 59 mijë euro, shkruan Insajderi.

“Ata e kanë shkruar raportin se kanë qenë për ta vizituar por nuk kanë qenë, na presim që në pranverë të bëhet mirë. Presim prej ministrisë së bujqësisë me na vizitu  edhe me dërgu . Dëmi që po shihet dikun 30 mijë euro kurse  sera rreth 36 mijë euro 59 mijë euro komplet”

Kurse kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, është shprehur optimist se Ministria e Bujqësisë do t’i adresojë këto dëme.

“Në fakt kjo inciativë ka qenë edhe ne vitin 2018-2019 shpresoj që ministria do ta adresojë këtë dhe të sigurojë kulturat bujqësore, kultura perimtre dhe pemëtarë dhe vreshtarë”, ka thënë Latifi/Insajderi.com