Thaçi në takim me Palmer, temë diskutimi marrëveshja finale me Serbinë

Thaçi në takim me Palmer, temë diskutimi marrëveshja finale me Serbinë

Presidenti Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është takuar me të të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer.

Kreu i shtetit përmes një postimi në Facebook tha se është biseduar për mundësitë e arritjes së një marrëveshje finale e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“Në një darkë pune me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, me zëvendëspresidentin ekzekutiv të Atlantic Council, Damon Wilson, me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Uashington biseduam për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Thaçi.

Po ashtu, të pranishëm kanë qenë edhe shefi i Atlantic Council, Damon Wilson, me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Uashington.

Presidenti ka qenë i shoqëruar në këtë darkë me ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitakun.