Kryeministri Albin Kurti ka dalë në konferencë për media ku thënë se ai dhe qeveria e tij duan marrëdhënie të mira me NATO-n dhe KFOR-in, por se kërkojnë që i gjithë procesi të jetë transparentë.
Ky reagim i kryeministrit ka ardhur pas publikimit të letrës së tij drejtuar kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, në të cilën thuhet se ish-kryeministri Hashim Thaçi tash Presidenti i vendit ka nënshkruar një marrëveshje sekrete – marrëveshje kjo që ia ndalon FSK-së lëvizjen në veri.
Ekskluzive: Albin Kurti zbulon marrëveshjen e fshehtë të Hashim Thaçit – rrezikon shkarkimin
Përmes kësaj marrëveshje kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën apsulute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës për periudhë të paafatizuar.
“Nuk është duke shkuar Forca e Sigurisë së Kosovës në veri të Ibrit, por është ish-kryeministri ai që tha se nuk do të shkojë FSK-ja”, ka thënë Kurti para mediave, shkruan Insajderi.
“Unë asokohe kam qenë deputet opozitar dhe nuk kam qenë në dijeni për këtë marrëveshje. Bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare sipas opinionit të zyrës së kryeministrit”.
“Ne duam marrëdhënie të mira me NATO-n dhe KFOR-in, por duam që të kemi transparencë”.
“Është obligim i imi si kryeministër i vendit që ta njoftoj kryetaren e Kuvendit, Presidentin dhe Prokurorin e shtetit”./Insajderi.com
Lexo edhe:
Marrëveshja e fshehtë e Thaçit, Kurti: Dua të di kush e ka kërkuar një zotim të tillë