Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nesër do të takohet me komandantin e KFOR-it, Michele Risi.
Ky takim vjen pas publikimit të letrës së Albin Kurtit drejtuar kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, në të cilën thuhet se ish-kryeministri Hashim Thaçi tash Presidenti i vendit ka nënshkruar një marrëveshje sekrete – marrëveshje kjo që ia ndalon FSK-së lëvizjen në veri.
Ekskluzive: Albin Kurti zbulon marrëveshjen e fshehtë të Hashim Thaçit – rrezikon shkarkimin
Përmes kësaj marrëveshje kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën apsulute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës për periudhë të paafatizuar.
“Nesër kam takim me komandantin e KFOR-it për këtë gjë. Unë nga kjo çfarë kam parë besoj që e kemi një rast që duhet ta hetojnë organet e drejtësisë”.
Lexo edhe:
Marrëveshja e fshehtë e Thaçit, Kurti: Dua të di kush e ka kërkuar një zotim të tillë