Nga data 8 shkurt deri me 26 shkurt 2020, në Kosovë janë paraqitur 17 raste të personave të dyshuar se janë infektuar me koronavirus.
Sipas Institutit Kombëtar të Shendetit Publik, të gjitha këto raste kanë rezultuar negative dhe se në Kosovë nuk ka të prekur me koronavirus.
Njoftimi i plotë i IKSHP-së:
IKSHKP: NË KOSOVË NUK KA KORONAVIRUS!
Nga data 08.02 deri me 26.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën rRT-PCR, janë testuar gjithsej 17 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 26 shkurt 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për 6 raste të dyshimta në COVID-19.
Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morrën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe Influencë A dhe B.
Me datë 26.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 6 pacientë në virusin SARS CoV-2 dhe në influencë A dhe B dhe kanë rezultuar negative në të tri analizat, domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 dhe Influencë A dhe B. /Insajderi.com