Një fotografi e pa publikuar më parë, pjesë e të cilës është edhe Presidenti Hashim Thaçi, e shkrepur në mesin e viteve ’90-ta në Vjenë të Austrisë.
Fotografia është publikuar gjatë rrëfimit të mjekut kosovar Avni Sadrija, se si ka arritur të depërtojë suksesshëm në profesionin e tij në Austri, shkruan Reporteri.net.
Dr. Sadrija edhe pse larg atdheut, thotë se gjithmonë kishte pasur qëllim për të kontribuar për kauzën e vendit të tij.
Ai kishte qenë përfaqësues i të ashtuquajturës Ministri e Shëndetësisë në kuadër të UÇK- së për Austri.
Rrjedhimisht ai kishte pasur rast të takoj edhe me disa nga figurat kryesore të luftës. Në mesin e tyre kishte qenë edhe Hashim Thaçi, sot president i vendit, dhe kjo shihet përmes kësaj fotografie të shkrepur gjatë periudhës 1995/1996.
Presidenti Thaçi, në foto, sikurse edhe mjeku Sadrija, duken mjaftë të ri.