Qeveria do të mbajë mbledhje për të vendosur rreth taksën ndaj Serbisë

Qeveria do të mbajë mbledhje për të vendosur rreth taksën ndaj Serbisë

Qeveria e Kosovës, ka paralajmëruar se do të mblidhet së shpejti për të marrë vendimin në lidhje me taksën apo tarifën doganore të vendosur ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Vendimi për tarifën doganore prej 100 për qind ishte marrë në nëntor të vitit, 2018, nga qeveria e kaluar e Kosovës, e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Qeveria aktuale e kryeministrit Albin Kurti ka paralajmëruar heqjen e taksës dhe vendosjen e reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë.

Vendimi i qeverisë në lidhje me taksën, po paralajmërohet pas thirrjeve të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që taksa të shfuqizohet në mënyrë që të vazhdojë dialogu për arritjen e një marrëveshjeje paqësore me Serbinë.

Kjo mbledhje do të mbahen në orën 16:00./Insajderi.com