Albin Kurti reagon për vrasjen e Qerim Kelmendit: Vrasje mizore, më shumë se krim

Albin Kurti reagon për vrasjen e Qerim Kelmendit: Vrasje mizore, më shumë se krim

Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar për vrasjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendit, shkruan Gazeta Insajderi.

Kurti, ka thënë se 21 vjet pas luftës në kohë të paqes, askush nuk duhet të jetojë me ndjenjën e frikës e sidomos ata që sakrifikuan më së shumti.

Ai po ashtu ka kërkuar hetim për këtë vrasje siç e ka quajtur ai mizore që sipas Kurtit është më shumë se krim.

“Herët nga ministria e pastaj nga mediat mësuam se është vrarë dhe djegur në makinën e tij, Qerim Kelmendi, ish ushtar i UÇK-së. 21 vjet pas luftës, në kohë të paqes, askush nuk duhet të jetojë me ndjenjën e frikës e sidomos ata që sakrifikuan më së shumti. Policia dhe prokuroria duhet ta hetojnë me gjithë kapacitetin e tyre këtë vrasje mizore që është më shumë se krim”, ka shkruar Kurti në Facebook.

 

Kujtojmë se mbrëmë rreth orës 1 e 30, është vrarë e më pastaj ia kanë djegur trupin Qerim Kelmendit në fshatin e tij./ Insajderi.com