Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është përfshirë në një zënkë, në lagjen “Te Qafa” në Prishtinë.
Sveçla ka qenë i pranishëm në një lokal kur një lypsar në Prishtinë po sulmohej nga një person i rritur, e Sveçla ka reaguar duke u përfshirë në zënkë.
Zv/minstri ka telefonuar menjëherë Policinë e Kosovës të cilët aktualisht gjenden tek kafet e vogla.
Numri dy i MPB-së ishte i shoqëruar me Alban Krasniqin, bashkëshortin e ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu.