Për shkak të shpërfaqjes së madhe të koronavirusit edhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në Prishtinë janë marrë masa, shkruan Insajderi.
Nga ekipet shtese mjekësore nga IKSHP janë kontrolluar udhëtarët e ardhur sot nga Verona e Italisë.
Kontrollet i ka përcjellur nga afër edhe drejtori i IKSHP-së Naser Ramadani.
Ndryshe, Italia është prekur nga koronavirusi vdekjeprurës ku janë regjistruar 456 raste me të infektuar dhe të paktën 12 të vdekur.