Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër (e premte), për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve të opozitës për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme.
Mbledhja do të mbahet në ora 14:00, për të vendosur lidhur me kërkesën e deputetëve të opozitës, pasi që AAK ka mbledhur 41 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme.
Në këtë seancë pritet të diskutohet letra e shkëmbyer në vitin 2013 mes presidentit Hashim Thaçit, aso kohe kryeministër dhe ish shefit të NATO-së, Andres Fogh Rasmussen.
Ky është rendi i ditës:
1. Kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit,
2. Të ndryshme.