Albin Kurti heq taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake

Albin Kurti heq taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake

Kryeministri i Kosovës, Alkbin Kurti, ka konfirmuar heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, shkruan Insajderi.

Kjo masë e vendosur në nëntor të vitit 2018 nga Qeveria e drejtuar Ramush Haradinaj, do të fillojë heqja e taksës 100 për qind nga data 15 mars e këtij

“Pas takimeve me odat dhe shoqatat tona dhe pas analizës me kolegët tanë. Kam ardhur tek ky qëndrim për tarifën 100 për qind si qeveri e Kosovës nga 15 marsi të hiqet tarifa”, ka thënë Kurti.

Kurti, ka konfirmuar se pas heqjes së taksës, me 1 prill do të fillojë implementimi i reciprocitetit me Serbinë.

“Duke filluar nga 1 prilli zyrtarisht të hiqet taksa ndaj produkteve për një kohë të caktuar. Dhe Serbia nëse nuk reflekton deri më 1 prill Kosova do të vazhdojë me reciprocitet”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se SHBA dhe BE duhet të dalin që në fillim me instrumente të detajuara dhe afate kohore që listojnë benefitet nga angazhimin e sinqertë të palëve për kalimin e barrierave ekonomike.

“Rivlerësimi i këtij vendimi varet nga rezultatet që prodhon nga arritja e këtyre objektivave. Reciprociteti i plotë tregtar dhe ekonomik instalohet pas 15 qershorit”, ka thënë ai. /Insajderi.com